Janë publikuar detaje të tjera drithëruese nga shpëtimi i katër fëmijëve ne xhungël. Mësohet se nëna e katër fëmijëve të shpëtuar pas 40 ditësh në xhunglën e Amazonës kishte vdekur katër ditë pasi avioni u rrëzua. Magdalena Mucutuy u tha fëmijëve të saj që të largoheshin dhe të kërkonin ndihmë ndërsa ajo ishte në pamundësi fizike për të lëvizur.
‘”Ju fëmijë largohuni nga këtu. Babai juaj do t’ju japë juve dashurinë njësoj si unë”, kanë qenë fjalët e fundit të saj.
Punonjësi i shpëtimit Nicolas Ordonez Gomes kujtoi momentin kur zbuluan fëmijët.
“Vajza e madhe, Lesly, me të voglin në krahë, vrapoi drejt meje dhe tha: “Unë jam e uritur. Një nga dy djemtë ishte shtrirë. Ai u ngrit dhe më tha: ‘Mamaja ime ka vdekur”.
Ndërsa më i vogli kishte kërkuar bukë dhe sallam. Për fat të mirë tani fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen me babain e tyre.