Propaganda për shëndetësi falas/ Pse shpenzimet e ndërhyrjeve kirurgjikale të shqiptarëve nuk i mbulon shteti?

Date:

- Advertisement -

9 vite në pushtet dhe qeverinë e Ramës e ka përndjekur premtimi për shëndetësinë falas. Po ku është kjo e fundit? Në shumë zona të Shqipërisë përveç se nuk ka shëndetësi falas pasi pacienti duhet të fusë dorën në xhep për të marrë shërbimin nga mjeku apo infermieri dhe për të siguruar ilaçet, në spitalet e vendit mungojnë edhe shumë pajisje mjekësore.

Në vendin tonë është hall të sëmuresh, pasi pacientët dhe familjarët e tyre enden të dëshpëruar dyerve të spitalit për të marrë shërbimin në një kohë kur shëndetësia falas reklamohet vetëm si propagandë në daljet publike të Ramës e Manstirliut, pasi në të vërtetë sistemi i shëndetësisë në Shqipëri ka dështuar.

Kjo u vërtetua së fundmi, ku aktorit Genc Fuga i cili pësoi goditje në tru i duheshin 19 mijë euro për një ndërhyrjen kirurgjikale te privati. Por jo vetëm, rastet ku një qytetari të thjeshtë në vështirësi ekonomike i duhen mijëra euro për operime jashtë vendit dhe te spitalet private në Shqipëri, pasi shteti nuk i mbulon disa shërbime, janë të shumta.

Ka raste që një ndërhyrje kirurgjikale për një sëmundje të caktuar të shkojë deri në 70 mijë euro dhe me të ashtuquajturën shëndetësi falas që vetëm e tillë nuk është, duhet të rropatesh të futesh borxh dhe të kërkosh ndihmën e shqiptarëve, ose të vdesësh, kjo falë shtetit që taksat tona po i hedh për koncesione dhe PPP korruptive duke rrënuar sistemin e shëndetësisë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...