I shpallur në kërkim për shitje dhe prodhim kanabisi, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Date:

- Advertisement -

Policia në Sarandë ka arrestuar një 26-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohet se Edlor Omeri akuzohet për prodhim dhe shitje kanabisi. Gjykata e Sarandës e ka dënuar atë me 3 vite e 4 muaj burgim për shitje kanabisi.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: -Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë. 26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 19.07.2022, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...