“Maldivet e Europës”/ Vlerësimi për Ksamilin në TripAdvisor bie në 2, turistët të zhgënjyer

Date:

- Advertisement -

Këtë vit, Shqipëria dhe kryesisht Ksamili janë promovuar në masë nga media të ndryshme ndërkombëtare.

Janë të shumta rastet kur Ksamili është cilësuar si “Maldivet e Europës” për shkak të ujit të kristaltë dhe plazheve të bukura.

Por turistët që kanë vizituar Ksamilin kanë mbetur tepër të zhgënjyer dhe këtë e kanë reflektuar edhe në vlerësimet e tyre në platformën ndërkombëtare TripAdvisor.

Në pranverë, Ksamili në këtë platformë TripAdvisor kishte 5 nga 5 vlerësimet e mundshme. Por tani që jemi në fund të gushtit dhe sezoni është drejt fundit ky vlerësim ka zbritur në 2, bazuar në përshtypjet që kanë dhënë vetë ata që e vizituan Ksamilin.

Në komentet e turistëve në këtë platformë duket qartë zhgënjimi i tyre për shërbimin, sjelljen e banorëve vendas që kanë hotelet, apartamentet apo restorantet.

Disa prej komenteve të turistëve:

Shumë i shtrenjtë dhe sjellje arrogante nga vendasit. Po, uji është i pastër, por vetëm nëse shkoje herët në mëngjes. Nuk ka plazh publik dhe më është kërkuar të paguaj mbi 100 euro për dy shezlonge. Çmimi që kam paguar për taksi është i krahasueshëm me një shërbim premium në Londër dhe shpesh të ndryshojnë çmimin ndërkohë që ju jeni brenda në taksi. Udhëtimi më i mirë… të mos shkosh”, shkruan Ivana nga Britania e Madhe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...