Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë ndër çiftet më të komentuara të showbizzit shqiptar. Që në fillimin e lidhjes brenda shtëpisë së Big Brother shpesh këngëtari pati shprehur dëshirën për fëmijë.
E vetëm pak kohë pas daljes nga BBV, në media qarkulloi lajmi se Kiara është shtatzënë. Aludimet u ngritën pasi moderatorja pozoi me barkun e rrumbullakosur.
E si duket këtyre aludimeve, Luizi ka vendosur t’u japë edhe më shumë zë. Së fundmi fituesi i BBV ka publikuar një foto në Instasory, ku shihet pranë Kiarës, ndërsa në krahë mban një foshnje.
“Sa shpejt kalojnë vitet…Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për story që do bëjmë pas ca kohësh”, shkruan Luizi, teksa mban në krahë një foshnjë.
Kujtojmë që më herët Luizi ka thënë se Kiara nuk është shtatzënë, ndërsa sot përforcon idenë e të pasurit një fëmijë.