Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi rastin e një shqiptareje në Belgjikë, e cila po kalonte në situatë shumë të vështirë.
Në komunikimin e sotëm, me të renë, që ndihej e kërcënuar nga shtetasi francez, pasi kishte fotot dhe videot e saj intime, 35-vjeçarja u shpreh se tashmë është më e qetë. Francezi ishte zhdukur sapo kishte parë artikullin në JOQ ALBANIA.
Shqiptarja falenderon JOQ ALBANIA dhe të gjithë ata që i kanë shkruar komente inkurajuese. Sipas saj, i vetmi gabim që ajo ka bërë është se i besoi një personi shumë.
“Faleminderit shumë për gjithçka, personi ne fjalë u tremb sapo pa lajmin në media dhe nuk më shqetëson më. Dua t’ju falenderoj shumë për ndihmën që më dhatë, ishte e nevojshme të bëhej publike.” – shkruan shqiptarja.
Ky rast duhet të shërbejë edhe për shumë vajza të tjera të cila ndoshta janë në këto kushte dhe nuk kanë forcë të denoncojnë.