Reperi i njohur kryesisht në rrjete sociale si Cllevio përmes një videoje në Tik Tok ka deklaruar se policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij pas sulmit me armë ndaj ambienteve të Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.
Policia nuk ka sjellë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës.
Sa i përket deklaratës së personazhit të rrjeteve sociale Cllevio ende nuk është konfirmuar vërtetësia e saj.
Në Top Channel u shmang masakra? 3 minuta para sulmit u largua furgoni i fundit me gazetarë!
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.
Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.
Top Channel në deklaratë zyrtare: Sulmi ndaj nesh, për të minuar fjalën e lirë
Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Voxnews.al