Iu gjetën 5 vazo me kanabis në ballkonin e banesës, lirohet këngëtarja Enca, avokatët: I mbolli për kuriozitet

Date:

- Advertisement -

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Ruensa Haxhine, Encën. Këngëtarja Enca u arrestua pasi kishte mbjell kanabis në oborrin e banesës së saj në Lundër.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se togat e zeza kanë caktuar ndaj këngëtares masën ‘detyrim paraqitje’.

Avokatët kanë pretenduar se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm, sakaq, sipas mbrojtësve, 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ruensa Haxhia ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, së kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak.

Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që këngëtarja pranoi se ishte përdoruese e hashashit.

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...