Mbrëmjen e djeshme në fshatin Hot i Ri, në Shkodër rreth orës 21:48 u regjistruan të shtëna me armë zjarri.
Për pasojë ka mbetur i vrarë Valter Fjerza, 33 vjeç.
Viktima u gjet pa shenja jete jashtë makinës së tij dhe kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë, e cila erdhi në vendngjarje.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çasit mes viktimës dhe personave të tjerë në një lokal.
Në lokal, me Valter Fjerzën ishte dhe vëllai i tij, teksa autorët nuk dihet se kush janë, ndërkohë që policia ka nisur krehjen e zonës.