Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku 3-vjeçari Brian ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas një vizite tek dentisti. Ndërkohë që ka reaguar mjeku anestezist Roland Xhaxho lidhur me ngjarjen.
Xhaxho shprehet se ka kryer detyrën dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë, kjo pasi sipas tij djali kishte lindur me probleme në zemër, për të cilin, sipas Xhaxhos, është operuar rreth 2 vite më parë.
“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.
Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, deklaron Roland Xhaxho.