Anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane të Kuvendit tonë kanë zhvilluar një vizitë dy ditore në Senatin dhe Dhomën e Deputetëve të Republikës së Italisë në datat 24-25 tetor 2023.
Por një incident ka ndodhur gjatë vizitës në Senatin italian me presidentin e këtij senati, Ignazio La Russa dhe Jorida Tabakun e cila mban postin e Presidentes së Komisionit për Integrimin Evropian në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, La Russa duke harruar se kishte mikrofonin e hapur përpara tij nisi të thoshte:
A është akoma shqiptarja këtu?
Për të justifikuar gafën e tij, identifikimin e Tabakut për nga kombësia e saj, La Russa foli zyrtarisht në dhomë duke deklaruar:
Përfitoj nga rasti të përshëndes të nderuarën Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion po na viziton.
Por kjo gafë duke iu referuar Jorida Tabakut nga kombësia e saj dhe jo nga posti që mban nuk ka kaluar aq lehtë pasi incidenti u bë viral në mediat sociale ku shumë përdorues akuzuan presidentin e Senatit për racizëm.