Anëtari i PS-së krah Enver Bajrit, Çuçi: S’kam dijeni, por PS s’bëhet streha e askujt

Date:

- Advertisement -

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruarse nuk ka pasur dijeni që anëtari i kryesisë së PS-së në Shkodër, Erald Bushi shoqërohej me anëtarë të fisit Bajri, siç u dokumentua sot nga një video e publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha. Teksa fliste para gazetarëve, Çuçi tha se nëse është e vërtetë, është diçka e dënueshme, duke qenë se anëtarët e fisit Bajri janë persona me precedentë penalë.

“Nuk kam dijeni. Po të jetë e vërtetë, është totalisht e dënueshme. E kemi parë që në Partinë Socialiste nuk ka mbrojtje. Nuk mbrohet askush që shkel ligjin, ndryshe nga çfarë ndodh tek opozita. Ju e shihni se çfarë po bëjnë në momentin që ndërhyn drejtësia. Qëndrimi jonë ka qenë shumë i qartë dhe do të vijojë të jetë i qartë. Për çështjet e drejtësisë së reformuar nuk bëjmë asnjë koment. Ka përkrahjen tonë të plotë qoftë politike, qoftë personale, në kuptimin që kushdo që shkel ligjin, përgjigjet personalisht dhe nuk do të ketë mbrojtjen e parties,”- tha Çuçi.

Kryedemokrati Sali Berisha publikoi sot një video që sipas tij, tregon bashkëpunimin e Kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar në Shkodër për të fituar me çdo kusht zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 me kandidatin e tij, Benet Beci. Sipas Berishës, në video është Erald Bushi, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste i shoqëruar nga Enver Bajri. Sipas Berishës, me ta kanë qenë edhe Behar e Safet Bajri./Zeri.ai

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...