Tentoi vetëvrasjen në qendrën e dëbimeve në Angli, shqiptari në luftë për jetën

Date:

- Advertisement -

Një emigrant shqiptar në Angli që ka tentuar vetëvrasjen në qendrën e mbajtjes të emigrantëve në Brook House pranë aeroportit Gatwick, po lufton për jetën.

38-vjeçari me origjinë nga Librazhdi kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone. Të afërmit e tij kanë konfirmuar për mediat se ai po mbahet në jetë në spitalin ICU East Surrey, përmes aparaturave mjekësore.

Mjekët na kanë dhënë shumë pak shpresë pasi ka dëmtime të forta të tru nga tentativa vetëvrasjes.

Shqiptari ishte prej 10 ditësh në këtë kamp emigrantësh pasi do dëbohej nga Anglia. Por pak ditë më parë ai është gjetur në dhomë i varur me çarçafë, veprim të cilin e kishte ndërmarrë 20 minuta përpara se të zbulohej nga shoku i dhomës.

Ka dyshime se depresioni dhe fakti se do dëbohej në Shqipëri mund ta kenë shtyrë shqiptarin që jetonte në Londër, drejt këtij akti të rëndë. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike në Shqipëri, ai kishte mbërritur në Angli ku punonte në një shtëpi bari por aty u arrestua.

Vlen të përmendet fakti se një hetim i muajit shtator 2023, zbuloi se në qendrën e mbajtjes të emigrantëve Brook House ku shqiptari tentoi vetëvrasjen, kishte në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe verbale. Në raport thuhej se në këtë qendër kishte një trajtim jo human të emigrantëve në kufijtë e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që iu është refuzuar azili dhe pritet të deportohen në Tiranë, mbahen në këtë kamp.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...