Duan t’ia vënë fajin atij që vdiq’, Braçe akuza të forta për vdekjen e Raphael Dwamena!

Date:

- Advertisement -

Vdekja e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, në fushën e blertë të stadiumit të Rrogozhinës mesditën e 9 nëntorit nxori në pah mangësitë e mëdha në mjekësinë sportive dhe jo vetëm.

Braçe akuzon federatat se nuk investojnë në mjekësinë sportive që u shpëton jetën sportistëve, pasi u janë errur sytë nga fitimet, pasi marrin çmime dhe kërkon ndërhyrjen e ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Duhet ta bëni ju me detyrim këtë gjë. Unë nuk besoj më në federatën sportive. Nuk besoj për një arsye të madhe. Kjo që ka ndodhur po shfrytëzohet për t’ia vënë fajin atij që vdiq dhe jo për të marrë përgjegjësinë, për fat të keq. Në rast se do të ishin adaptuar rregullat e UEFA ai djalë nuk duhej të vdiste, duhej të ishte gjallë. Atë djalë e kishim ne detyrim ta shpëtonim. Duhen rregullat që mbrojnë jetën e çdo sportisti. Nëse federatat janë të prirura nga ai që është çmimi, titulli kampion e kështu me radhë duhet ti edukojmë dhe në aspektin social dhe në aspekt që mbron jetën. Nuk mund të themi sot se ai vdiq si idealist se dashuronte futbollin. Nuk ka dashuri më të madhe se dashuria për jetën. Të tjerat bien poshtë. Duhet t’ia impononi ju. Jo vetëm protokollin por dhe rregullat që duhet të adaptojnë atje”, tha deputeti Braçe në seancën dëgjimore me ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu për pr/buxhetin e vitit 2024.

Braçe propozon madje që të bëhet me detyrim pasja e pajisjes së defilibratorit që duhet ta ketë çdo mjek skuadre.

Nëse Klubet sportive sot që flasim, nuk e kanë fare në prioritet shëndetin se e marrin të mirëqenë duhet të detyrojmë ne, ose në fund fare ta paguajmë ne, atë defilibratorin që duhet ta ketë çdo mjek skuadre qoftë për fëmijët, qoftë të rinjtë dhe skuadrat e futbollit.

Gjithashtu kërkohet dhe vendosja e një protokolli mjekësor.

Patjetër që na duhet një protokoll mjekësor për sportin. Nuk na duhet shumë të shpikim. Të shkojmë në vendin fqinj e të adaptojmë protokollin e tyre. Nga fëmijët që merren me sport tek ekipet e para të klubeve sportive që sportin ta bëjmë të shëndetshëm jo dramë. Nuk duhet të na ndodhë më kjo ngjarje. Të zbatohet protokolli. Asnjë fëmijë nuk duhet të prekë futbollin, basketbollin, volejbollin pa iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe më pas klubet sportive.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...