Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Astirit.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si dy persona tentojnë të kalojnë trafik-ndarëset për të dalë në anën tjetër të rrugës.
Të dy këta persona “takohen” mbi trafik-ndarëse dhe në momentin që njëri prej tyre tenton të kalojë anën tjetër të rrugës, një makinë vjen me shpejtësi dhe e përplas.
Drejtuesi me inicialet P.M ka marrë para dhe “fluturuar” disa metra larg këmbësorin i cili humbi jetën në vendngjarje dhe ende nuk është identitikuar.
Ky aks është tepër problematik për banorët dhe qytetarët e kësaj zone pasi nga Dogana e deri te zona e njohur “Rrethi Astirit” nuk ka asnjë mbikalim. Ata kanë kërkuar një mbikalim në këtë zonë pasi vetëm në këtë mënyrë do të shmangeshin ngjarje të tilla fatkeqësisht të përsëritura.