Julian Deda, djali i aktorit të humorit Zef Deda ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndarjen nga jeta të babait të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se homazhet do të bëhen në Teatrin “Migjeni”, aty ku edhe ka qenë shtëpia e tij e dytë.
Ndërron jetë aktori i shquar i humorit, Zef Deda!
“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda. Homazhet do bëhen nesër (e Shtunë, 25 Nëntor) në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe shtëpia e tij e dytë, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas percjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit”, shkruan Julian Deda.
Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.