Myrto Uzuni është rikthyer me gol te Granada. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e vetëm për ardhekuqtë në humbjen 3-1 kundër Alavesit. Beratasi tundi rrjetën në minutën e 86 nga pika e bardhë e penalltisë. Granada fitoi të drejtën e një 11 metërshi dhe pranë topin shkoi pikërisht Uzuni.
Ky i fundit ia del me sukses të fitojë duelin me portierin kundërshtar, duke ngushtuar shifrat për skuadrën e tij. Uzuni festoi kështu golin e të 5-të në La Liga, megjithëse këtë herë nuk mundi ta ndihmonte Granadën për të dalë me pikë nga fusha e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Myrto Uzuni scores from the penalty spot to make it 1-3 against Deportivo Alaves. ⚽️🇦🇱pic.twitter.com/bS1Vx57KQf
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) November 24, 2023