Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani u aktivizua titullar me fanellën e Interit, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, ku skuadra e Inzagit u mposht nga Bolonja me rezultatin 1-2 duke u eliminuar.
Asllani qëndroi në fushë 83 minuta, teksa rezultati ishte 0-0. Shqiptari bëri një paraqitje dinjitoze, duke u vlerësuar me notën 7.7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa bien në sy 67 pasi të sakta nga 76 në total.
21-vjeçari gjithashtu regjistroi edhe 4 pasime kyçe si dhe shijoi një shans të madh shënimi.
PANORAMASPORT.AL