Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Heidi është një nga vajzat më simpatike në shtëpi, me të cilën prej mbrëmjes së parë të gjithë djemtë janë munduar të flirtojnë me të e më shumë është vënë re Meritoni. Ditën e sotme shumë vëmendje ka marrë një moment i Heidit me Romeon, ku të ulur shumë afër njëri-tjetrit, Romeo i kap flokët gërshet banores e duket se mes tyre mund të ketë nisur një pëlqim.