Janë bërë të zakonshme tashmë sherret midis adoleshentëve në gjimnaze.
Kjo video e mbërritur në redaksinë e JOQ ka si protagoniste një grup vajzash të reja të cilat kapen prej flokësh dhe shkelmojnë njëra-tjetrën për arsye të paditura.
Video e turpshme nga adoleshentet
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, sherri ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës dhe ka përfunduar vetëm kur një grua ka hyrë për të ndarë të rejat.
Ngjarja është filmuar në një gjimnaz të kryeqytetit dhe mendohet se mollë e sherrit është bërë një djalë. Mësohet se njëra prej adoleshenteve ka akuzuar tjetrën se pse i ka parë të dashurin.