“Ai ka tradhtuar kombin”, pastor Pano kundër për krijimin e shtetit sovran Bektashi

Date:

- Advertisement -

Vendi po “vlon” nga ideja e hedhur për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë. Duket se mes personave që janë kundër kësaj ideje është edhe pastori Akil Pano.

Ai në emisionin Now në Euroneës Albania e cilësoi tradhti kombëtare vendimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Këshillit Ndërfetar të Shqipëri duhet të dilte me një deklaratë të përbashkët, me 4 komunitetet.

“Do ishte në nderin e Këshillit Ndërfetar të Shqipëri të dilnin me një deklaratë të përbashkët, 4 fatkeqësisht komuniteteve shqiptare se inkoherenca që po na zbulohet brenda 24 orëve nga kryegjyshata botërore e bektashinjve tregon se e kanë përqafuar projektin e Ramës për vendosjen e një shteti fetar brenda territorit sovran të republikës.

Nëse është fjala për ta ruajtur harmoninë fetare duhet që asnjë nga këto të mos shkëputet nga kjo buqetë për t’i dhënë një status i veçantë. Sa e ekspozon Shqipërinë në raportet problematike në dimensionin gjeopolitik? Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë të komunitetit bektashi, është projekti i një personi që komunikon me popullin e vet përmes medias së huaj siç bëri për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Neni i parë i kushtetutës cenohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kemi të bëjmë me çështje që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë e nocionin e tradhtisë kombëtare”, tha pastori Pano.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...