Aksidenti TRAGJIK në Sarandë, ky është 34-VJEÇARI që humbi JETËN!

Date:

- Advertisement -

Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën, 34 -vjeçari, Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë.

Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”.

Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34 – vjeçar është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related