Aksidentohet makina e ambasadës ruse në Tiranë, vdes një person, plagoset një tjetër

Date:

- Advertisement -

Policia e Tiranës ka dhënë detajet nga aksidenti i regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, ku protagoniste ishte një automjet me targa diplomatike.

Autoritet policore bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një automjet i ambasadës ruse në Tiranë, i cili është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi rus S. M., 36 vjeç, pasagjer në autoimjet, si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi A. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, aksidenti ka qenë i rëndë, ku makina është shkatërruar totalisht dhe është kthyer përmbysë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...