Autopsia: Tre të rinjtë në Itali vdiqën nga mbytja në lumë dhe jo nga aksidenti

Date:

- Advertisement -

Altin Hoti, Giulia di Tillio dhe Egli Gjeci, tre të rinjtë që mbetën viktima të një aksidenti të rëndë rrugor në Portogruaro, Itali, humbën jetën jo nga përplasja e fortë, por nga mbytja.

Rezultatet e para të autopsisë së kryer orët e fundit mbi trupat e viktimave kanë zbuluar se nuk ka qenë trauma e shkaktuar nga aksidenti shkak për vdekjen e tyre.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se makina BMW, në të cilën udhëtonin tre të rinjtë, kapërceu një portë, kaloi një pronë private dhe përfundoi në lumë duke u fundosur nën sipërfaqen e ujit.

Përpara se shoferi, Hoti, të humbiste kontrollin, ndoshta edhe për shkak të rrugës së lagësht ose të akullt, dhe të çante gardhin dhe të përfundonte në lumë, asnjë nga të tre nuk kishte vdekur. Mjeku Antonello Cirnelli, përgjegjës për autopsinë tha se vdekja ka ndodhur për shkak të ujit me baltë brenda pak sekondash.

Por hetimet janë ende në vazhdim: për të zbuluar nëse drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës dhe do të duhen rezultatet e analizave toksikologjike. Ndërkohë hetuesit po shqyrtojnë videot nga kamerat e vëzhgimit për të kuptuar nëse makina po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...