Teksa dhe pak ditë na ndajnë nga data 6 maj, finalja e madhe e Big Brother Vip, banorët kanë nisur të bisedojnë për planet pas daljes nga shtëpia.
Luizi tha se sapo të dalë do takoi Kiarën, më pas do takoi dy gra që i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dali fitues. Nuk munguan asa batutat me Kristin.
Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër dhe do vizitojë varrin e të atit. Duke biseduar me Efin dhe Kristin, ai tha se më pas do takoi mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashkë do vijnë në Tiranë.
Luizi nuk la pa përmendur edhe planet për dasmën e tij me Kiarën. Ai madje, po fliste edhe për ndarjen e tavolinave, duke i thënë Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë.
Ai nuk la pa përmendur edhe pushimet që ka fituar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në korrik, tha ai do shkojë në Antalya me Kiarën, ndërsa në tetor ata do shkojnë në Maldive.
“Në 5 të mëngjesit jam me Kiarën në shtëpi, deri në 8 të mëngjesit, më pas taksinë dhe shkoj e marr makinën, do takoj dy gra në lagje, atë te marketi dhe atë që pastron shkallën. Marr patentën dhe në Shkodër pastaj te baba, takoj nënën do ha ndonjë gjë dhe kthehem sërish në Tiranë”.
Luizi: Po çfarë të them unë o Krist? Të mbaroj nga Kiara dhe po kaloj nga ti