Agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se ndërmarrja e një sërë hetimesh nga SPAK kundrejt figurave të fushës politike por edhe të sipërmarrjes, po jep ndikime në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme.
Dritan Leka nënvizon se fillimi i hetimeve e prek tregun në dy drejtime.
“Së pari, te drejtimi negativ: stepje për të investuar, e nxitur nga pasiguria e vazhdimësisë së biznesit, marrjes së pagës apo mbajtjes së vendit të punës, e cila do të reflektohet tek administrata (publike apo private) në momente që goditen titullarë biznesesh apo titullarë institucionesh për çështje të ndryshme.
bankar, të ardhurat e përfituara, pasi nga bankat kërkohet historiku për të ardhurat”, shton z. Hysenbelliu.
Drafti për amnistinë fiskale u miratua nga Këshilli i Ministrave në 2020, por nuk kaloi për shqyrtim në Kuvend, për shkak të debateve dhe kundërshtive të hasura nga institucionet ndërkombëtare.
Në qershor 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi te konsultimet publike projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale, që u mirëprit nga sipërmarrësit dhe shoqatat e biznesit, pasi përveç riatdhesimit të kapitalit nga jashtë, nëpërmjet deklarimit vullnetar, mundëson edhe rivlerësimin e pasqyrave financiare.
Nisma ende nuk e ka kaluar fazën e konsultimit me grupet e interesit.
Ulen dhe blerjet e të huajve në prona
Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u rritën ndjeshëm vitin e fundit, sidomos në bregdet, në linjë me kthimin e vendit në një destinacion turistik.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte për vitin e kaluar.
Por, në 6 mujorin e parë, blerjet e të huajve kanë rënë, në kontrast me tendencën rritëse të shitjeve të pasurive të paluajtshme në total.
Në total, për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, vlera e investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka zbritur në 127 milionë euro, në rënie me 14.2% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.