Deklarata tronditëse e gazetares: Vëllai dhe e fejuara e panë vdekjen e Dwamena-s live, ishte si një vetëflijim

Date:

- Advertisement -

sekuestruar të gjitha dokumentacionet që futbollisti ganez ka pasur në federatën tonë të futbollit, që nga EKG-të e zemrës, gjithë kartela e tij mjekësore dhe kartela që ka pasur në ekipin e tij të Egnatias. Nga pyetja e mjekëve kardiolog dhe fizioterapistë ka rezultuar se të gjitha analizat kanë qenë në normë si në momentin kur ai është federuar në Shqipëri dhe në momentin kur ka qenë sezoni i parë, sepse aktualisht ishte sezoni i dytë që Dwamena luante për Superioren. Në nisje të dy sezoneve gjendja e tij ka qenë optimale.

Ajo çka mbetet e trishtë për rastin e Rafael Dwamena, është se i riu zgjodhi të jepte jetën në të vetmin profesion që kishte dashur ndonjëherë të bënte. Megjithëse iu ndalua futbolli për shumë kohë, sepse gjyshja e tij i kishte zgjedhur profesion tjetër, atë të mjekut, Dwamena shpesh dilte fshehurazi saj për të luajtur futboll rrugicave të një fshati të vogël në Ganë derisa ja arriti ditës kur do të pikaste si talent në moshën 14-vjeçare.

Ai nuk i harroi kurrë këpucët e tij të para “Diadora” të verdha që ia bleu xhaxhai, i cili kish luftuar fort me gjyshen e Rafaelit për ta lënë të shkojë në rrugën e dëshiruar si futbollist. Ia nisi në akademinë lokale të Red Bullit për të ecur me shpejtësi e për tu bërë pjesë e kampionateve më të rëndësishme si në Spanjë Britani, Zvicër etj. Nuk do të ishte e lehtë edhe kur ai u shqua si një sulmues i spikatur pasi një problem me zemrën do të ndalte karrierën e tij të menduar si e shkëlqyer. Shumica e klubeve evropiane nuk lejuan më të vazhdojë lojën dhe ai erdhi në Shqipëri tek Egnatia ku dha shpirt. Ai e dinte se rruga nuk do të ishte e gjatë, e megjithatë vendosi të vrapojë deri në fund, i vetëdijshëm se mund të vinte fundi në çdo çast, si një vetëflijim.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...