Gjashtë persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin pak ditë më parë.
Deri tani dyshohet se portugezi dhe një anglez, i cili ishte akomoduar në hotelin e Nikulajt si turist, kanë kryer vrasjen për llogari të dy vëllezërve Lekstakaj, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë bërë ekzekutimin me pagesë të Nikulaj.
Sikurse duket edhe nga kjo video e siguruar nga Ora Neës, anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjes e këtij të fundit në datë 11 prill 2023.
Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin Portugez, Për këtë vrasje janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj, të cilët janë të afërm të viktimave Lauren dhe Gëzim Lekstakaj, persona këta të vrarë nga Arben dhe Ardian Nikulaj.