“Dha 2 penallti kundër dhe pastaj po pinte kafe”, Murinjo hedh akuza për trukim në Turqi: Nuk e duam më këtë arbitër, nuk na do sistemi

Date:

- Advertisement -

Zhoze Murinjo nuk i ka kursyer akuzat pas fitores 2-3 kundër Trabzonsporit. Portugezi ka hedhur akuza për trukim ndeshjesh, duke theksuar se sistemi është kundër Fenerbahçes. Ish-trajneri i Realit të Madridit ka ironizuar ashpër Atila Karaoglunë, i cili ndodhej në dhomën e VAR-it për këtë ndeshje kaq të rëndësishme të kampionatit turk. Murinjo ka bërë kërkesë publike që Karaogluja të mos gjykojë në asnjë ndeshje tjetër të Fenerbahçes.

“Njeriu i ndeshjes? Atila Karaoglani. Nuk e pamë, por ai ishte arbitri. Arbitri ishte thjesht një djalë i vogël aty në fushë, por gjyqtari i vërtetë ishte Atila Karaoglani. Besoj se po flas në emër të çdo tifozi të Fenerbahçes. Nuk e duam më. Nuk e duam, sepse vjen erë e keqe. Nuk e duam më në VAR, nuk e duam më në fushë. Ma thanë përpara se të vija (te Fenerbahçe), por nuk e besoja. Është edhe në keq se sa më kanë thënë. Sot fituam kundër një ekipi shumë të mirë, kundër një atmosfere shumë të mirë dhe kundër sistemit.

A nuk ishte karton i kuq ndërhyrja ndaj Brajtit? Po Karaoglani ç’po bënte atëherë?! Po pinte kafe?! Nuk e pa kartonin e kuq? Ishte i vëmendshëm për të dhënë dy penallti ndaj nesh kur arbitri nuk i pa dhe pastaj po pinte çaj turku kur ishte penallti për ne. Dy mundësi janë, ose po flinte gjumë, ose po pinte çaj dhe nuk e pa”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...