Djali i Vasil Bedinajt kërcënon dhe shan me fjalë banale qytetarin: Më nis një adresë po s’ta q*va pragun

Date:

- Advertisement -

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ se është kërcënuar dhe ofenduar nga djali i Vasil Bedinajt, biznesmenit nga Vlora që grushtoi dje një burrë pas një debati verbal për zaptimin me shezlonge të hapësirave publike nëmplazhin e qytetit bregdetar.

Sipas dëshmisë së qytetarit, i erdhën mesazhe kërcënuese nga Leo Bedinaj pasi ai kishte komentuar nën postimin e bërë viral të publikuar në JOQ ku tregohej Bedinaj duke përqafuar qytetarin që kishte grushtuar.

“U indinjova dhe bëra një koment tek postimi juaj duke kërkuar arrestimin dhe vendosjen para organeve të drejtësisë të Vasil Bedinaj,”-shkruan ai.

Megjithatë, reagimi pas kësaj ka qenë i papritur pasi Bedinaj Junior ka nisur duke e sharë dhe kërcënuar me fjalor banal qytetarin. “Menjëherë më ka shkruar djali i Vasilit, duke më kërcënuar dhe ofenduar, si të isha unë që i kam bërë ndonjë borxh,”-shtoi qytetari.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...