Donald Trump gjithnjë më afër fitores, po prin në tri shtete kyçe

Date:

- Advertisement -

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se është gjithnjë më afër rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Pas raportimeve se republikanët do të fitojnë në dy shtete kyçe – Karolinën e Veriut dhe Georgia – rezultatet aktuale tregojnë se ish-presidenti është në epërsi edhe në tri shtete të tjera shumë të rëndësishme për triumfin në garë – Michigan, Arizona e Wisconsin.

Nga shumica e votave të numëruara në Michigan, Trumpi deri më tani ka 52,0 për qind të votave, ndërsa demokratja Kamala Harris 46,1 për qind, sipas të dhënave në uebfaqen e televizionit CNN.

Në Wisconsin, nga shumica e votave të numëruara, ish-presidenti është në epërsi me 51,1 për qind të votave, ndërsa nënpresidentja Harris ka vetëm 47,3 për qind.

Në Arizona, gara është më e ngushtë, por edhe atje Trumpi është i pari me 49,9 për qind, ndërsa Harrisi e dyta me 49,2 për qind./Nacionale

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...