E padëgjuar! Nëna e presidentit të futbollit spanjoll nis grevë urie brenda në kishë, kërkon drejtësi

Date:

- Advertisement -

Ángeles Béjar, nëna e Luis Rubiales, presidentit të pezulluar përkohësisht të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, është mbyllur mëngjesin e sotëm në kishën “Divina Pastora” në Motril dhe ka shpallur grevë urie derisa të gjendet një zgjidhje për “gjuetinë çnjerëzore dhe të përgjakshme” ndaj të birit të saj, “diçka që nuk e meriton”.

Ngujimi në kishën e lagjes Capuchinos të Motril do të kryhet “pafundësisht, ditë e natë” deri në vendosjen e drejtësisë për djalin e saj, sipas asaj që tha për EFE nëna e Rubiales, i cili është pezulluar nga aktiviteti të shtunën prej FIFA-s, pasi shpërthyen polemikat e puthjes në buzë të futbollistes së kombëtares iberike, Jenni Hermoso.

Gruaja ka qëndruar brenda famullisë me motrën e saj, pasi famullitari ka dalë nga kisha. Nëna e Luis Rubiales i ka kërkuar Jenni Hermoso të “tregojë të vërtetën” dhe “të ruajë versionin që kishte në fillim të ngjarjeve”.

Ajo konsideron se “nuk mund të flitet për abuzim seksual kur ka pëlqim nga të dyja palët, siç tregohet në pamje” dhe pyet: “Pse po silleni kaq mizor me të? Çfarë fshihet pas gjithë kësaj historie? Djali im nuk mund të dëmtojë askënd”.

Ajo si nënë kërkon mirëkuptim nga të gjithë, sepse kjo situatë mund t’i ndodhë kujtdo, ka deklaruar për mediat.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...