E trishtë/ Nëna shqiptare braktis foshnjën në kosh plehrash në Milano

Date:

- Advertisement -

Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh plehrash pranë Poliklinikës së Milanos, ndërsa e ëma ka lënë pranë tij edhe një letër, në të cilën thuhej ndër të tjera se quhej Enea.

Sipas mediave italiane, foshnja lindi 2.6 kilogramë u gjet nga stafi i spitalit ditën e Pashkëve, ndërsa në letrën e gjetur pranë tij thuhej se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Përshëndetje, unë quhem Enea. Kam lindur në spital sepse nëna ime donte të sigurohej që gjithçka të ishte në rregull dhe të jemi sa më shumë bashkë”, shkruhej ndër të tjera në letrën e lënë nga nëna.

Nëna e ka firmosur, duke u siguruar se i vogli është super i shëndetshëm dhe të gjitha analizat e bëra në spital janë në rregull. Gruaja do të kishte shkruar se e donte shumë, por se nuk mund të kujdesej për të.

Ndërkohë, një lajm i mirë vjen sot nga poliklinika ku bëhet me dije se për foshnjën tanimë është gjetur një strehë e sigurt, ku një familje ka dalë vullnetare për ta birësuar dhe kujdesur për të.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...