Endri Shabani ironizon Noizyn dhe Ermal Mamaqin: Kanë të drejtë, Erioni ka punuar për lagjen e tyre!

Date:

- Advertisement -

Politikani dhe drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani ironizon këngëtarët që i janë bashkuar kryebashkiakut Erion Veliaj, në këtë fushatë zgjedhore, duke bërë video-mesazhe me lëvdata për punën e tij në tetë vite për Tiranën.

“Dhe kur ata thonë që “Erioni punon”, kanë të drejtë. Erioni punon për ta dhe për lagjen e tyre. Në lagjet e tyre nuk ka kulla, ka vende parkimi, ka siguri dhe qetësi, ka ujë 24 orë dhe ajër të pastër”, shkruan ndër të tjera Endri Shabani.

Më tej, ai kujton kohën kur Partia Socialiste nxirrte në spote elektorale njerëz të zakonshëm, sepse atëherë kërkonte votat e atyre që jetonin në lagje të zakonshme. Ndërsa tani, thotë kreu i Nismës Thurje, njerëzit e zakonshëm janë zëvendësuar nga VIP-at.

“Kemi dy të vërteta, pasi secili nga ne jeton në lagje të ndryshme, në një Tiranë që ofron dy realitete të ndryshme. Prandaj në 14 Maj, secili të votojë për përfaqësuesin e vet. Dhe përfaqësuesi ynë nuk mund të jetë as Erion Veliaj dhe as rrethi i VIP-ave të showbizit”, vijon Endri Shabani./newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...