Fenomeni Luiz Ejlli shpallet fitues i edicionit të dytë të BBV

Date:

- Advertisement -

Luiz Ejlli u shpall fitues i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer çmimin e madh. Publiku shqiptar me shumicë dërmuese votash, vendosi të shpallë Luizin fitues të këtij edicioni, si banori më i preferuar nga masa.

Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, surpriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri.

Luizi u bë pjesë e shtëpisë së BBVA që prej fillimit, më 24 dhjetor. Që në ditët e para, ai ra në sy për energjinë dhe humorin. U deshën pak javë që Luizi të shndërrohej në protagonistin e spektaklit, që nisi që pas çështjes së sëmundjes shumë të diskutuar e vazhdoi më pas me debate, konflikte, lojëra dhe emocione pafund.

Me një sukses të jashtëzakonshëm në rrjete sociale, Luizi theu rekorde me klikime duke u shndërruar në personazhin më të komentuar të muajve të fundit.

Rrugëtimi i Luizit në “Big Brother VIP” u mbyll me kurorëzimin e dashurisë dhe fitoren e vendit të parë. Për shumë njerëz, Luizi do të mbetet banori më dinamik në historinë e “Big Brother”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...