Gjashtëvjeçari Arian është zhdukur që nga e hëna në rrethinat e Hamburgut në Gjermani. Pavarësisht një kërkimi intensiv me qindra ndihmës dhe teknologji moderne, nuk ka ende asnjë gjurmë për fatin e vogëlushit. Djali autik nga Bremervörde-Elm, rezulton i zhdukur që prej të hënës në mbrëmje në orën 19.30, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.
Sipas informacioneve të BILD, djali shurdhmemec ka dy vjet që jeton me prindërit në Bremervörde, aty ku familja u shpërngul nga Hamburgu. Ariani u pa për herë të fundit i veshur vetëm me një pulovër më të gjatë portokalli, pantallona sportive të zeza.
Gjermania është e gjitha në “këmbë”. Për gjetjen e të miturit po kërkojnë helikopterë, qindra policë e ushtarë.
Me këtë titull shumë gazeta gjemrane shkruajnë për Arianin e zhdukur.
Të shtunën, një gazetar i DPA vëzhgoi rreth 30 ushtarë të Bundesëehr-it që kontrollonin në çdo cep të fushave dhe maleve.
Bremervörde-Elm ndodhet midis Bremerhaven dhe Hamburg. Një kamera vëzhgimi filmoi djalin të hënën në mbrëmje, me siguri duke vrapuar drejt një pylli pasi u zhduk nga shtëpia e prindërve të tij.
Zëdhënësi i policisë Heiner van der ëerp tha për BILD: “Prindërit e kuptuan shumë shpejt seriozitetin e situatës” se Ariani ishte zhdukur nga shtëpia. Heiner van der ëerp thote se: “Djali është autik, nuk mund të artikulojë veten dhe nuk reagon nëse dikush i afrohet”.
Policia nuk kishte një numër të përgjithshëm të atyre që po kërkojnë djaloshin. Zëdhënësi tha se rreth 50 policë dolën vullnetarë në detyrë të shtunën; Ka edhe ndihmës nga Shoqata Gjermane e Shpëtimit të Jetës, Kryqi i Kuq Gjerman dhe Agjencia e Ndihmës Teknike.
Një zëdhënëse e komandës shtetërore tha se rreth 400 roje nga agjencitë security dhe logjistike po marrin pjesë aktualisht në kërkim gjatë ditës. Rreth 60 ushtarë janë vendosur gjatë natës. Bundesëehr rriti mbështetjen e saj në një total prej rreth 450 ushtarësh të premten për gjetjen e Arianit.
Zëdhënësi i policisë Heiner van der ëerp tha për BILD se: “Kërkimi për Arian do të vazhdojë pa u ndalur”.