“Gjysmën e rrogës së parë do ia jap familjes së Martinit”/ Përlotet babai i Luisit: Djali do të bëhet futbollist

Date:

- Advertisement -

Babai i Luis Meçjas, 14-vjeçarit që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.

Teksa rrëfeu bisedën me djalin e tij, ai u përlot ku tha se Luisi do të bëhet futbollist, dëshirë e dyfishuar pas vdekjes së Martinit.

“Patjetër që kam pasur mundësinë të flas më babanë e Martinit. Ai po e vuan shumë këtë pjesë. Nuk është në gjendje optimale. Sa herë që unë shkoj atje më thotë një fjalë “mendoj se do më sjellësh djalin”, dhe unë ndihem në siklet të madh.

Djali (Luisi) është futbollist dhe ka dëshirë që ta vazhdojë futbollin, tani ka një stimul të dytë pasi shoku i tij i skuadrës ka humbur jetën. Premtimi që ka dhënë djali është ky “Në kontratën e parë që unë do firmos, rroga e parë do i shkojë gjysma familjes së Martinit dhe gjysma për familjen time’”, rrëfeu i përlotur babai i 14-vjeçarit të plagosur.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....