HISTORIKE/ Shqipëra fiton medaljen e parë në Lojërat Olimpike, mundësi na bën krenar

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka fituar për herë të parë një medalje në Lojërat Olimpike. Debutimin tonë të parë në Lojërat Olimpike e kemi bërë në vitin e largët 1972, më pas munguam deri në vitin 1992 dhe që atëherë jemi shfaqur rregullisht. Por për nëntë edicione radhazi, nuk kemi fituar asnjë medalje. Pritjes i erdhi fundi dhe mallkimi është thyer sot. Mundësi nga Rusia që përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev, ka fituar medaljen e bronzit në mundje.

Pas një humbje të pamerituar në mbrëmjen e djeshme, Valiev u kthye sot për të fituar dy takime dhe për të marrë medaljen e bronzit. Në fund, ai u përball me mundësin nga Taxhikistani, Viktor Rasadin. Një fitore e pastër, 6-2, që më shumë i dhuron Shqipërisë historinë, pasi nga ana tjetër Valiev nuk e shijoi shumë këtë medalje pasi kërkonte të luftonte për atë të arit. Megjithatë, për fatin e keq, duhej të prisnim kaq shumë vite që medaljen e parë të Shqipërisë në Lojërat Olimpike ta fitonim nga një rus.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...