Humbi jetën në Michigan, familjarët kërkojnë ndihmë për funeralin e Taulantit

Date:

- Advertisement -

Taulant Qose, një 45-vjeçar që jetonte në Michigan të Amerikës, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik. Ai punonte si shofer kamioni kur pësoi një aksident të rëndë të premten e 9 marsit. Taulant Qose vdiq në vend, teksa personi me të cilin u përplas i mbijetoi aksidentit dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Familjarët e 45-vjeçarit kërkojnë ndihmë për të kryer funeralin e tij në Shqipëri. Në një llogari të hapur në “Go Fund Me”, ata u kërkojnë ndihmë shqiptarëve për varrosjen e tij në atdhe. Sipas familjarëve nevojiten 25 mijë dollarë. Taulanti ka lënë pas një vajzë të mitur dhe bashkëshorten, të cilat po ashtu kërkojnë një përkujdesje të veçantë tashmë pas humbjes së tij.

“Përshëndetje, unë jam Silda dhe kërkoj të ndihmoj kushërirën time Aurora dhe vajzën e saj me shpenzimet e funeralit për vdekjen e papritur të kushëririt tim, një bashkëshorti dhe babai i mrekullueshëm që vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik duke punuar për të mbajtur familjen. Mbështetja juaj është vërtet e vlerësuar, faleminderit.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...