Jo të gjithë të dënuarit për vepra të ndryshme penale duket se ia “dinë për nder” amnistisë.
Një prej tyre është Gramoz Yzeiraj, i cili është liruar ditën e sotme si përfitues i amnistisë, pas më shumë se 20 viteve burg.
Pas daljes nga burgu, i zhgënjyer me drejtësinë shqiptare, e cila sipas tij e dënoi “kot”, Yzeiraj tregon se ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe amnistia i ‘fali’ vetëm 2 ditë.
Në fakt, në letrën që tregon dinamikën e vuajtjes së dënimit, thuhet se atij i kishin mbetur për të shlyer edhe 25 ditë nga dënimi, po sidoqoftë Gramozi thekson zhgënjimine tij me drejtësinë shqiptare dhe tregon kushtet e burgut jashtë çdo standarti
“Unë njësoj e kam, si këtu si brenda njësoj e kam. Mua më akuzojnë për vrasje, por s’kam bërë gjë, më kanë dënuar kot. Rashë 30 vjeç në burg, jam 60 vjeç. Edhe 2 ditë më kishin mbetur nga dënimi. E kam bërë burgun kokërr më kokërr me fasulet e këtyre. Më kanë falur dy ditë, vetëm këtyre plehrave nuk doja t’u kisha borxh”,- thotë ai.