I doli emri në dosje, Flamur Vezaj reagon nga Amerika: Distancohem me forcë nga çdo bisedë e kolegut Artan Hoxha me Suel Çelën

Date:

- Advertisement -

Gazetari i njohur i kronikës, tashmë me banim në Amerikë, Flamur Vezaj ka reaguar menjëherë pas publikimit të akteve hetimore nga dosja kundër grupit kriminal të Suel Çelës, kur përmenden veç anëtarëve të bandës dhe gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, si dhe ish-funksionarë të lartë të drejtësisë e policisë.

Siç rezulton në dosje, Artan Hoxha flet me Suel Çelën dhe persona të tjerë nga grupi i tij, duke pretenduar se ka ndikuar te kolegu Flamur Vezaj (për kohën kur kanë ndodhur ngjarjet) të shhkruar, redaktuar shkrime të caktuara apo mos shkruar kundër Çelës.

Mirëpo, në reagimin e tij Flamur Vezaj garanton dhe distancohet me forcë nga çdo bisedë e kolegut me persona të tretë (Suel Çela alias Marjus Lulaj dhe anëtarë të bandës së tij) ku përmendet emri i tij.

Dua të sqaroj publikisht dhe të distancohem me forcë nga çdo deklarim apo bisedë e kolegut Artan Hoxha me persona të tretë, ku përmendet emri im. Në asnjë rast, dhe aq më pak në datat e pretenduara në vendimin e gjykatës (1 ose 2 tetor 2020), nuk kam zhvilluar biseda me kolegun Hoxha lidhur me rastin në fjalë apo për çështje të tjera të përmendura në vendimin e gjykatës”, shkruan ai.

Flamur Vezaj garanton se puna e tij dhe e kolegëve të ndershëm e dinjitozë në tregun mediatik shqiptar, është lehtësisht e verifikueshme në këtë epokë digjitale, pasi çdo gjë është publike dhe online.

“Nuk kam pasur kurrë ndonjë ndërhyrje nga kolegu Hoxha për të shkruar ose mos shkruar, për të folur ose mos folur, për individë të përmendur në këtë dosje apo të tjerë të ngjashëm. Nuk kam takuar asnjëherë personalisht individët që përmenden në komunikimet mes kolegut Hoxha dhe palëve të treta. Nuk kam marrë kurrë përfitime apo favore gjatë punës sime për ndonjë qëllim të caktuar nga kolegu Hoxha, individët e përmendur në vendimin e gjykatës apo të tjerë të ngjashëm me ta”, thekson me përgjegjësi gazetari.

Flamur Vezaj shton se përsa i përket të dyshuarve, për të cilët kam denoncuar më parë në emisionin Opinion (më 21 shtator 2020), si dhe për të gjitha shkrimet dhe daljet e mia publike lidhur me denoncimet për dosjen e “Toyota Yaris,” Eldi Dizdarin, Suel Çelën dhe bandën e tij, “Torin,” “Lushnjarin” ose Mentor Mezinin alias Hektor Mezinin, gjenden të gjitha në Google dhe YouTube.

“Gjithashtu, theksoj se unë kam vazhduar të shkruaj, flas e denoncoi këta individë edhe pas BISEDAVE të pretenduara mes kolegut Hoxha dhe individëve të tjerë të përmendur në dosjen e SPAK-ut, të përpiluar në emër të dyshimit nga Altin Dumani”, përmbyll gazetari.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...