Kanë marrë me radhë stadiumet e Shqipërisë, tifozi i propozon Tiranës zgjidhjen e problemit

Date:

- Advertisement -

Vlora, Korça dhe tani Lushnja, Tirana duket se ka marrë me radhë stadiumet e Shqipërisë në këtë sezon. Një “telenovelë” me disa seri kjo për bardheblutë që kërkojnë javë pas jave stadium të lirë për të zhvilluar ndeshjet si pritëse.

Ende klubi kryeqytetas nuk ka arritur të gjejë një stadium bazë për të zhvilluar ndeshjet e këtij sezoni, duke u kthyer në një problem për ekipin. Në postimin e fundit nga bardheblutë, ku zbulojnë axhendën e Klasikes së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, një tifoz ka bërë “propozimin” e veçantë.

Në koment një tifoz me emrin “Patrioti Shqiptar” shkruan: “Investoni te kompleksi ‘Skënder Halili’ se nuk i dihet sa zgjat historia me ‘Selman Stermasin’!

Thirrini mendjes sa s’është vonë!”, shkruhet në koment. Kujtojmë se dueli mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet ditën e nesërme në “Roza Haxhiu” në orën 14:00 dhe është i vlefshëm për javën e 11-të të Superiores.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....