Kërcënuan Armand Dukën në banesën e tij, 5 shtetas bien në prangat e policisë

Date:

- Advertisement -

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 shtetas shqiptarë. Shkak për këtë është bërë një kërcënim ndaj Armand Dukës. Policia e Shtetit ka komunikuar se më datë 30 gusht, rreth orës 21:00 në telefonin e kreut të FSHF-së ka mbërritur një mesazh kërcënues.

Më pas, rreth orës 22:30, personat me inicialet R.L, P.S., B.S., S.S. dhe A.S. kanë shkuar në banesën e Armand Dukës dhe e kanë kërcënuar për shkak të detyrës. Forcat e rendit kanë arrestuar shtetasit në fjalë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë me inicialet A.S. dhe A.S./Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës

Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...