Kjo është e dashura e Lamine Yamal, një vajzë e thjeshtë dhe larg postimeve të jetës luksoze

Date:

- Advertisement -

Lamine Yamal është vetëm 16 vjeç dhe tashmë po përflitet si një nga futbollistët më të mirë sot. Ky fëmijë i mrekullueshëm po bëhet një lojtar kyç për Barcelonën dhe u shpall kampion europe.

Por si qëndron në dashuri? Nuk shkruhej askund, por në tribunat kundër Francës, pranë prindërve të Yamal u pa një vajzë e re.

Ajo quhet Alex Padilla dhe Yamal e ndjek në rrjete sociale dhe sipas raportimeve të pakonfirmuara të dy janë në një lidhje. Nuk dihet shumë për vajzën, por është e sigurt që me kalimin e kohës shumë do të dihet për publikun sepse është e vështirë t’u fshehësh diçka gazetarëve.

Lamine nuk është nga ata futbollistë të fryrë që adhurojnë gjërat luksoze dhe që ndërron të dashurën çdo ditë. Për më tepër, ai është një djalë shumë modest, i tërhequr, i përkushtuar ndaj jetës së tij familjare dhe suksesit të tij.

Alex është normalisht aktive në rrjetin social Tiktok dhe kur u mor vesh se ajo ishte e dashura e një ylli të famshëm, profili i saj filloi të rritet me shpejtësi për sa i përket numrit të ndjekësve.

Shumëkush nuk mund ta besonte se e dashura e një ylli të famshëm është një person që kishte vetëm disa mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe është padyshim një person “i zakonshëm”, që nuk i përket atyre zonjave influencuese që postojnë foto me bikini nga destinacionet luksoze gjatë gjithë ditës dhe mburren në çdo hap të “jetës së tyre”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...