Nuk dihet se ku e ka gjetur gjithë atë vetëbesim, por Kristi ka deklaruar ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi me Ronaldon se do që të nxjerrë sa më shpejt nga shtëpia Luizin, Kiarën dhe Efin.
Ai u shpreh se Luizi nuk ka çfarë jep më shumë në atë shtëpi. Ronaldo tha se Luizi tani është në fazë shijimi. Sipas tij, kundërshtari më i mirë i Luizit është Kristi, ndaj dhe po merret me të.
Kristi ka komentuar gjithashtu rihyrjen e Kiarës, duke thënë se tani ajo është gjithë kohën me Luizin dhe përsërit të njejtat gjëra që ai thotë.
Ai shtoi se shtëpia do të jetë shumë herë më e bukur pa praninë e Luizit, Kiarës dhe Efit dhe do ketë sërish debate dhe do të jenë më të mira.