Gazetari, Artan Hoxha, ku ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e fundit të kryer nga SPAK, i ftuar në emisionin Hoxha foli për një personazh i quajtur “TotoRina”.
Sipas gazetarit ky personazh është zbërthyer nga SPAK dhe mund të jetë arrestuar.
“Toto Rina”, sipas gazetarit, ka komunikuar me grupin e ekzekutorëve dhe me ish-pjesëtarin e Forcave Speciale, Bujar Gërmizin.
“Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Toto Rina”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar.
Ai e ka nofkën “Toto Rina” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë”, tha Hoxha.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme dhe partnerët e 6 vendeve Evropiane dhe të Amerikës Latine, zbërthyen një grup kriminal prej 11 personash.
Hetimet e kryera për 2 vite me radhë, zbuluan se ata janë përfshirë në disa vepra penale, kryesisht në trafik droge, pastrim parash, dhe tentativë vrasjeje.