Lirohet nga qelia Erzen Breçani, lihet në “arrest shtëpie”

Date:

- Advertisement -

Këtë të martë, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka liruar nga qelia Erzen Breçanin.

Ndaj tij u vendos një masë më e lehtë sigurie, ajo e “arrestit shtëpiak”.

“Urdhërohet lirimi i personit nën hetim E.B., nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

Urdhërohet personi nën hetim E.B., që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në adresën ***, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Breçani u arrestua më 21 nëntor 2023 me akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal më 21 nëntor. Grupi akuzohet se është përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.

Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u ekzetuan 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërisë.

Në pranga si anëtarë të dyshuar të këtij grupi ranë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani; shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.

Gjashtë persona u shpallën në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Në njoftimin zyrtar të SPAK u bë me dije se ata ishin në hetim në kuadër të një procedimi penal të regjistruar më 28 prill 2023 nga SPAK në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri”

Sipas SPAK grupi kriminal dyshohet se ka lidhje me disa episode të sekuestrimit të trafikimit të lëndeve narkotike në Holandë, Brazili, Kolumbi, Spanjë si dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian si dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Shqipërisë si dhe raste të pastrimit të parave.

Bëhet fjalë për 4 raste sekuestrimi droge

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani

Breçani dhe Gjoni u arrestuan pranë stadiumit ‘Air Albania’, pasi kishin prerë bileta për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe më 21 nëntor. Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash

Bujar Germizi, një emër i njohur i botës së krimit në Kukës, në bashkëpunim me shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe Besmir Mustati dyshohet se tentuan të vrisnin dy vëllezër që jetonin në Britaninë e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Ndërkohë, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, së cilës i është dhënë masa detyrim paraqitjeje, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacion nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani.

Të arrestuar më 21 nëntor

1-Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës

2-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6

3-Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës

4 Besmir Murati

Masë ‘detyrim paraqitjeje’

5-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)

6- Ismail Zeneli

7-Ervin Mata – biznesmen

8-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

9-Bajram Grabova

10-Artan Sulejmani

11-Albert Prenga

Akuzat e SPAK

-Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje

-Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit

-Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, Trafikimi i narkotikëve

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...