Luizi tregon arsyet pse e ëma dhe motra e tij nuk ishin në dasmë

Date:

- Advertisement -

Luiz Ejlli, në një intervistë për “Më lër të flas” me binjakët Veshaj, foli edhe për arsyet pse në dasmën e shumëpërfolur me Kiara Titon në finalen e “Big Brother VIP” mungonte e ëma dhe motra e tij.

Fituesi i BBVA tregoi se e ëma, zonja Angjelina, ishte shumë sëmurë, ndërsa e motra, Ina, nuk ishte në gjendje të mirë emocionale si pasojë e komenteve të njerëzve.

Luizi rrëfeu se familja e tij, sidomos e motra, i kishte përjetuar shumë keq komentet në lidhje me hapjen e një llogarie për Luizin në GoFundMe. Ai tregoi se kishin qenë fansat ata që kishin kërkuar hapjen e një llogarie, mirëpo në dhomën e rrëfimit atij iu dha pak informacion, prandaj kërkoi mbylljen e menjëhershme të GoFundMe.

Si pasojë e deklaratës së tij, në shumë komente njerëzit shkruan se e motra dhe e ëma po tentonin të shfrytëzonin famën e tij. I prekur dhe me lot në sy, Luizi rrëfeu se kjo pjesë e ka prekur shumë.

“Motra ime ka ikur (në SHBA) me lot në sy, sepse i vinte turp”, tha ai. “Në vend që të isha i lumtur, jam me lot në sy”, shtoi më tej.

Në vijim të intervistës, Luizi u shpreh se shpreson që nëpër portale të mos cenohet më familja e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...