Media italiane: Miti i rremë i pushimeve me kosto të ulët në Shqipëri

Date:

- Advertisement -

Miti i rremë i pushimeve me kosto të ulët në Shqipëri”, kështu e nis artikullin media italiane lettera43.it. Në artikull përshkruhet Shqipëria si një vend mikpritës, por shumë mbrapa në shumë aspekte. Këtu përshihet infrastruktura, pastërtia në vend, por edhe hotelet në bregdetet shqiptare.

Sipas medias italiane, Shqipëria është një vend i bukur, por çmimet janë shumtë të larta dhe po mbushin xhepat e biznesmenëve, çka e bën të papërballueshme duke marrë parasysh rritjen e çmimeve në sezon vere.

Media italiane shton se një hotel me pesë yje në Shqipëri është i krahasueshëm me një hotel të varfër me tre yje në Itali. Në fund të korrikut, hotelet në Shqipëri me cilësi minimale kërkojnë mesatarisht rreth 80-100 euro nata.

Media shkruan që lajmi se mund të paguhen 28 euro për fluturimin e kthimit nga Tirana në Milano, edhe nëse rezervoni në minutën e fundit, është jo e vërtetë, pasi fluturimi vajtje-ardhje nga Malpensa në kryeqytetin e Shqipërisë kushton të paktën 300 euro.

“Shqipëria është super mikpritëse, por ende shumë prapa në shumë aspekte. Infrastruktura veçanërisht dhe gjithashtu pastrimi i hoteleve. Një hotel shqiptar me pesë yje është i krahasueshëm me një hotel të varfër me tre yje në Itali. Në Dhërmi, ku deti është ndër më të bukurit por Sardenja dhe Sicilia janë ende të një niveli tjetër, edhe 200 euro për natë. Dy shezlongë buzë detit? Nga 20 deri në 30 euro. Në fund të korrikut, hotelet me cilësi minimale paguajnë mesatarisht rreth 80-100 euro nata. Nuk e dimë se në cilat faqe të çuditshme apo në cilën kohë të vitit, ndoshta në sezonin jashtë, çmimet janë kaq të lira. Fluturimi nga Malpensa në kryeqytetin e Shqipërisë kushton të paktën 300 euro. Duke rezervuar pak paraprakisht, mund ta ulni çmimin në rreth 150 euro. Dhe për të marrë me qira një makinë ju duhen të paktën 50 euro në ditë. Mos u mashtroni nga premtimi se do të shpenzoni ekuivalentin e një grushti eurosh në Shqipëri”, shkruhet në artikull.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...