MISTERI/ Kush ishte PERSONI në makinën e Hamza Licit që u largua pas atentatit në Shkodër?

Date:

- Advertisement -

Dy viktimat e masakrës së djeshme në Dobraç të Shkodrës Hamza Lici dhe Arlind Bushati, nuk kanë qenë të vetmit në automjetin tip “Benz” me targa kroate në momentit e sulmit nga një mjet në lëvizje “Range Rover”.

Hetuesit kanë shtrirë dyshimet se një person i tretë ka qenë bashkë me dy viktimat, por që në momentin sulmit është larguar nga vendngjarja.

Kjo e dhënë e mbërritur në zyrat qendrorë të Policisë Shkodër ka kaluar në verifikim për të mësuar mbi identitetin e personazhit në fjalë.

Kjo e dhënë sipas policisë shpjegohet me faktin se dikush mund t’i ketë ndihmuar duke i nxjerrë nga makina me targa kroate.

Pistë kryesore për policinë mbetet hakmarrja dhe përplasja mes anëtarëve të familjes Lici me eksponentë të tjerë në Shkodër.

Pavarësisht kësaj, shoqërimet që janë bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër nuk kanë qenë efektive për të mbledhur të dhëna të vlefshme për ngjarjen e rëndë që tronditi dje mbarë opinionin publik.

Antarët e familjes Bajri dhe personat e shoqëruar gjatë mbrëmjes së djeshme të njohur për lidhjet shoqërore të tyre janë liruar sapo ato kanë dhënë deponimet e tyre në polici.

Kujtojmë se të vdekur pasditen e djeshme në Shkodër mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, ndërsa po lufton për jetën bashkëshorti i saj, Bashkim Basha.

Bilanci i atentatit në Shkodër:

Të vrarë

Hamza Lici – Vëllai i Ibrahim Licit – 23 vjeç

Flutura Basha – qytetare, po levizte me motor me burrin – 66 vjeçe

Arlind Bushati – Djali i Xhemal Bushatit – 32 vjeç – Vdiq pas disa orësh në spital

I plagosur rëndë

Bashkim Basha – bashkëshorti i Fluturës – 67 vjeç

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related